Si tentoi Levanti të varte veten me batanijen e grisur në Polici

0
165

Ndërsa u arrestua për plagosjen me thikë të prindërve dhe të vëllait të ish-bashkëshortes së tij, Marjan Levanti tentoi të kryente vetëvrasje. Aktin e rëndë, 37-vjeçari tentoi ta kryente brenda ambientit të paraburgimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, por u parandalua menjëherë nga punonjësit e policisë të cilët ishin me shërbim.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të  para mëngjesit të djeshëm rreth orës 1:20 minuta. Burime zyrtare të Policisë sqaruan se Levanti kishte prerë batanijen në rripa dhe pasi ka tentuar t’i lidhë ato tek hekurat e dritares është pikasur nga punonjësit e policisë të cilët bënë të mundur edhe parandalimin e aktit të rëndë. Ndërkaq mësohet se më herët Levanti ka qenë i shtruar në psikiatri. Ai që në momentin që është arrestuar ka shfaqur shenja depresive./GSH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here