Rrëmbeu tre persona në Vlorë, 29-vjeçari gjykohet si terrorist

0
120

Pesë muaj pasi tentoi të rrëmbejë tre persona nën thirrjet Allahu Ekber, Dijar Xhema do të gjykohet nga Krimet e Rënda për vepra me qëllime terroriste dhe kundërshtim të forcave të policisë.


Prokuroria thotë në mbyllje të hetimeve se 29-vjeçari nga Mitrovica vuan nga çrregullimet mendore dhe ky është shkaku pse ranë dyshimet ndaj tij edhe për 3 veprat e tjera për të cilat ishte nën hetim.

Prokuroria i pushoi hetimet ndaj tij për dyshimet se i riu kishte kryer edhe propogandë me qëllime terroriste, nxitje e urrejtjes dhe prodhim e shitje e narkotikeve.

Aktualisht për Dijar Xhemen është vendosur masa e sigurimit personal shtrim i detyruar në psikiatri, vendim ky për të cilin prokurorët janë dakrod që të aplikohet edhe në vijim. I riu nga Mitrovica u arrestua në muajin gusht në qytetin e Vlorës .

Prokuroria thotë se teksa po udhëtonte me një automjet Dijar Xhema në tre momente të ndryshme ka tentuar të rrembeje tre persona duke thirrur “jam i dërguar i Allahut do t’ju vras të gjitheve: dhe “allahu ekber”.

Fillimisht thotë prokuroria me kërcënime dhe dhunë fizike, 29-vjeçari ka tentuar të rrëmbejë në mënyrë rastësore një shtetase, por disa persona e kanë shpëtuar vajzën.

Më tej ai ka vijuar të bëjë të njëjtin veprim në një lokal ndaj një klienti të cilin e ka dhunuar, veprim ky që është përsëritur edhe në episodin e tretë.

Gjatë tentativës për të nxjerrë nga automjeti personin e tretë, Dijar Xhema thotë prokuroria u arrestua nga policia lokale ndaj të cilës ai u shfaq agresor./TCh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here