Humbja e Bujar Lakos, Meta: Trishtim të thellë për Gjeneralin e madh të artit

0
155

Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimit për ndarjen para kohe nga jeta të aktorit të mirënjohur të kinemasë dhe teatrit, Bujar Lako, i cili u shua sot në mëngjes në banesën e tij, në moshën 68-vjeçare pas një ataku në zemër.

Duke ndarë trishtimin dhe dhimbjen e thellë me familjarët dhe të afërmit e aktorit, Meta e quan Lakon gjeneral të madh të artit që do t’ju mungojë të gjithëve.

“Humbja e Bujar Lakos është një trishtim i thellë për të gjithë. Ishte një nga yjet më të ndritshëm të skenës dhe kinemasë shqiptare. Shpreh mirënjohjen time për Gjeneralin e madh të artit: Lako, ishte shkollë e aktrimit dhe njeriut qytetar”,- thotë kryeparlamentari në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here