FOTO/ Mësuesve të Tiranës u bëhet presion të shkojnë në drekën e Saimir Tahirit

0
157
foto ilustruese

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur në një drekë me rastin e festave të fundvitit mësuesit e qarkut të Tiranës. Shumë mund të pyesin se çfarë e lidh Ministrin e Brendshëm me mësuesit? Përgjigjja është: “zgjedhjet e vitit 2017”. Ministri Tahiri është emëruar nga kryeministri Edi Rama si i deleguar i kryesisë së PS-së për Tiranën. Lapsi.al mësoi se dreka është zhvilluar këtë të hënë në orën 17.00 në një lokal të njohur në zonën e Linzës. Të njëjtat burime thanë se drejtorët e shkollave kanë ushtruar presion te mësuesit që të mos mungonin në këtë drekë pavarësisht se nuk i kishte ftuar ministri i arsimit dhe se gjithçka ishte politike.

Në daljet e fundit para mësuesve, kryeministri Rama ka thënë jo pa krenari se “janë eliminuar të gjitha ndërhyrjet politike në sistemin arsimor”. Sipas Ramës tashmë mësuesit nuk urdhërohen të marrin pjesë në mitingje elektorale. Edhe në asamblenë e PS-së të pak ditëve më parë Rama tha se nuk ka më ndërhyrje politike në arsim.

“E ndërkohë mjafton të shikojmë se nuk ka më mësues në Shqipëri, pavarësisht se për kë votojnë, që jetojnë me ankthin se javën tjetër do të merren dhe do të hidhen gjetkë, të transferuar pa arsye, ose vetëm nga arsyet e mosarsyes së parasë, së partisë, miqësisë, tarafit, ose të flaken fare nga puna, për t’u zëvendësuar nga dikush tjetër. Sot nuk mbyllet më një shkollë për të dalë dhe për të pritur kryeministrin, apo për të çuar nxënësit në fushata elektorale. Nuk cenohet më një mësues për arsye të bindjeve të veta dhe sot vazhdon edukimi në vazhdim i mësuesve në të gjithë Shqipërinë, për të rritur kapacitetet e tyre” – tha Rama.

Por a mundet Rama të shpjegojë se çfarë e lidh një ministër të Brendshëm me mësuesit e Tiranës përveç fushatës që siç duket ka nisur./lapsi.al

8d964fc3-5938-4b92-8b66-21c48b895d7a

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here