Rrëzohet në Detin e Zi avioni ushtarak rus me 91 persona në bord

0
187

Një avion ushtarak rus, i ngritur në fluturim nga Sochi dhe i drejtuar për në provincën siriane të Latakia u rrëzua pasi u zhduk nga radarët.

Lajmi bëhet publik nga mediat ruse, ku konfirmohet se në bordin e avionit të rrëzuar ende pa zbardhur e diela, ndodheshin 91 persona.

Avioni i zhdukur nga radarët rreth orës 05.20 të mëngjesit të sotëm, ishte i llojit Tu-155.

Televizioni shtetëror “Rossiya24 TV channel” tha se nga kërkimet për avionin janë sinjalizuar disa pjesë të tij në Detin e Zi”. Mësohet se pasagjerët e avionit do jepnin një koncert me rastin e fundvitit për trupat ruse në Siri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here