Opinion nga Artan Fuga/ Lutuni, mos predikoni!

0
340

Nga padre Gjergj Meta, te gazeta Panorama, marr vesh se Arqipeshkvia Tiranë – Durrës ka vendosur të mos organizojë më pritjen që dikur bëhej për Krishtlindje, dhe në vend të saj të organizojë një drekë me të … vorfnit. Pak vonë për t’u kujtuar për të vorfnit, por më mirë vonë se kurrë. Te vorfnit kanë durim! Presin ata! Nëse do të jetë vërtet kështu, dhe ne, këtë vit nuk do të kemi paradë personazhesh publikë te porta e katedrales që para kamerave, për të bërë fushatë elektorale apo marketing për veten e tyre, të na urojnë si prej dekadash fetën e Krishtlindjeve duke e ngatërruar me shumë kulturë me atë të Ringjalljes pas Kryqëzimit, festë edhe kjo, do të na qetësohej shpirti. Ishte përdhosje e madhe. Mëkat! Kjo tregon se kanë bërë një hap të madh për t’u futur në rrugën e vlerave që predikojnë! Me pak fjalë kjo është një e bërtitur klithme : Hajdeni për t’u penduar, por jo për të predikuar! Në sy më del i Pastri i Nazaretit që mori kamzhikun një ditë dhe i përzuri filistinët nga Tempulli. Vinin për punë egoiste që i mbulonin me llafet e Perëndisë! Jashtëëë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here