Tiranë- Sherri në familje, dhëndri plagos me thikë vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

0
191
foto ilustruese

Një sherr në familje në zonën e Unazës së Re në kryeqytet për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Burime të BalkanWeb e News 24 bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në një familje ndërsa në gjaknxehtësi e sipër, për arsye ende të panjohura dhëndri, i identifikuar si Marjan Levante ka marrë thikën duke lënë të plagosur vjehrrin. Në përleshje e sipër mësohet të jetë lënduar edhe vjehrra si dhe kunata.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e komisariatit nr.6, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar në spital.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas aktit të rëndë është larguar menjëherë nga vendngjarja.
vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here