Po shkonte për festat me mamanë në Itali, policia e kap mat me 5.2 kg heroinë në makinë

0
199

Një trafikant droge shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Guardia di Finanza e Marcianise në Itali pasi u kap me 5.2 kg heroinë të pastër.

45-vjeçari shqiptar u ndalua nga patrulla e  policisë me një makinë me targa të huaj. Në makinën e tij ndodheshin mamaja e tij dhe një 37-vjeçar italian nga Napoli. Pas kontrollit rutinë të dokumentave të makinës, të tre thonin që sapo kishin zbarkuar në portin e Barit nga Shqipëria për të kaluar festat.

Por nga ana tjetër, u rritën dyshimet pasi qeni antidrogë i policisë jepte sinjale që diçka fshihej. Automjeti i shqiptarit iu nënshtrua një kontrolli pjesë për pjesë. Disa orë pune por që rezultuan pozitive për policinë italiane. Shqiptari e kishte fshehur aq mirë drogën, sa që autoriteteve fqinje iu desh të përdornin skanerin me rreze X për të gjetur drogën. Karabinierët sekuestruan 5.2 kg heroinë të pastër të ndarë në 15 pako.  45-vjeçari shqiptar u arrestua, ndërsa dy personat e tjerë që gjendeshin në makinë me të po procedohen në gjendje të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here