Hisoria: U dhunua nga njeriu që donte më shumë, si gjeti shpresë për të jetuar (VIDEO)

0
175

Ishte vetëm 20 vjeç, kur të afërmit do ti prezantonin bashkëshortin e ardhshëm. Njohja e tyre zgjati pak, për tu kurorëzuar në vitin 2001. 5 vite më vonë u bë mamaja e një vajze, gëzim që siç thotë ajo vetë, e shtoi lumturinë në çift dhe në familje.

“Fillimisht kishim një jetë të qetë. Pasi erdhi djali në jetë filloi dhuna. Më vinte duart në fyt, më godiste, nxirrte thikën po e ndalonin prindërit e tij”, rrëfen e dhunuara.

U dhunua sistematikisht nga njeriu që donte më shumë. Por, arriti që dramën e jetës së saj ta kthente në forcë, për të shpëtuar fëmijët dhe veten. Falë ndihmës financiare të njësisë për mbrojtjen e fëmijëve në bashkinë e Elbasanit ajo gjeti zgjidhje.

 “Arritëm t’i siguronim një punë në fasoneri. Shtëpi me qera, fëmija i vogël në kopësht, vajza në shkollë”, thotw Nadire Kreka, Punonjëse në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës, Bashkia Elbasan.

Prej 2 vitesh, 36-vjeçarja i është rikthyer një jete normale, e pavarur dhe e sigurt

“Jam më e qetë, me 2 fëmijët. S’kam njeri që më bërtet, që më godet. Gratë që ndodhen në situatën time t’i thonë boll dhunës”, apelon gruaja e dhunuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here