FOTO/ Call Center po shpërngulen nga Shqipëria? Çfarë u pa sot në rrugët e Tiranës

0
156

Ndërsa senati italian miratoi më 6 dhjetor ligjin që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të Bashkimit Europian, duket Call Center-at në Shqipëri i ka kapur frika, pavarësisht paralajmërimit të ambasadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo, se ky ligj nuk rrezikonte mbylljen e tyre në Shqipëri, por thjesht do të vendosen rregulla të reja.

Por ajo që është fotografuar sot në Tiranë tregon krejt të kundërtën. Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar disa foto që tregojnë se shpërngulja e call center-ave ka nisur.
foto 3
Në fotot e publikuara nga ai duket se këto kampani kanë nxjerrë në rrugë mobiljet e zyrave, ndoshta për tu shpërngulur në një vend brenda BE-së, për të ruajtur nivelin e përshtatshëm të marzhit të fitimit.
foto 2
Është folur shpesh edhe nga drejtuesit e këtyre kompanive në Itali se call center-at nuk do kthehen më atje, po do shpërngulen me shumë mundësi në Rumani, një vend i BE-së, ku edhe kostoja e punës është më e ulët.foto 1

Sipas të dhënave nga Tatimet, në Shqipëri deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani me mbi 25 mijë të punësuar. Por sa rrezikojnë ata? Kjo është pyetja që na shqetëson të gjithëve./balkanweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here