Standard.al

Universiteti i Tiranës/ Studentët anuluan takimin e Veliajt me të rinjtë e FRESSH

0

Në ambientet e Universitet të Tiranës ditën e djeshme ishte parashikuar që të mbahej një takim me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i organizuar nga FRESSH-i. Ky takim do të mbahej në orën 17:00 u anulua. Të pranishëm në këtë takim do të ishin dhe aktivistët e Lëvizjes për Universitetin. Në një shkrim të publikuar në faqen e tyre në Facebook “Lëvizja Për Universitetin” në lidhje me këtë takim shkruan: “ Në shkelje të ligjit të arsimit të lartë dhe rregullores së Universitetit të Tiranës, që ndalojnë veprimtaritë politiko-partiake në mjediset universitare,dje në orën 17:00 ishte parashikuar të mbahej një takim me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i organizuar nga FRESSH-i. Një grup aktivistësh të Lëvizjes Për Universitetin u futën në sallën e takimit për t’i përballur organizatorët me shkeljen e ligjit dhe rregullores, si edhe për t’i kujtuar Veliaj përgjegjësinë e tij (jo vetëm) politike për vrasjen në punë të Ardit Gjoklajt, të riut që punonte skllavërisht në landfillin e Sharrës që të kishte mundësi të vazhdonte shkollën. Përderisa dyert e jetës dhe universitetit janë të mbyllura për Arditët, nuk kanë pse të jenë të hapura për pushtetarët keqbërës. Për shkak të këmbënguljes sonë, takimi u anulua. Rezistenca sjell efekte. Sonte Universiteti i Tiranës ka një turp më pak në fytyrën e vet”. Pra ishin aktivistët e kësaj lëvizje që nuk e lejuan kryebashkiakun Veliaj që të mbante takimin me të rinjtë e FRESSH në ambientet e universitetit duke e konsideruar një gjë të tillë shkelje ligjore. Nga ana tjetër aktivistët kishin ngritur shqetësimin në lidhje me zbardhjen e të vërtetës mbi vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj i vrarë në Landfillin e Sharrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.