Transferim dy milion euro, Hamburgu “hap thesin” për Mavrajn

0

Në prag të merkatos së janarit, mediat gjermane kanë zbuluar lajmin se skuadra e Hamburgut është e interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Këlnit, Mërgim Mavraj. Sipas “Express.de”, janë disa arsye pse e bëjnë të mundur një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare nga ekipi ku gjatë këtij sezoni është bërë një titullar i padiskutueshëm dhe ka dhuruar paraqitje për statistika rekord.

Loading...

mavraj

Hamburgu po planifikon t’i ofrojë Mavrajt një kontratë të paktën deri në vitin 2019, një afat jo i vogël për një futbollist që tashmë është 30-vjeçar. Gjithashtu nga një transferim i tillë, skuadra aktuale e mbrojtësit do të përfitojë jo pak, por rreth 2 milion euro. Duke parë një mundësi të tillë, drejtuesit e Këlnit kanë filluar të studiojnë tregun e merkatos për përforcime në mbrojtje.

I pyetur mbi një largim të mundshëm të Mavrajt, drejtori sportiv i Këlnit, Jorg Shmadke u shpreh: “Nuk dua të komentoj çështje merkatoje në ditë ndeshjesh”. Sot në mbrëmje, Këlni do të luajë në shtëpi derbin përballë Bajer Leverkusenit./panoramasport

Loading...

Lini nje pergjigje