Skandali, kur Gjykata e Lartë të dënon me Kanun

0
162

Kolë Mark Lushi i ditëlindjes 1930 nga fshati Gojan tregon për emisionin “STOP” një histori të rrallë. Në vitin 1981 është pyetur nga Dega e Brendshme e kohës, nëse shtetasi Frrok Gjin Kola ka përdorur një shprehje, e cila për kohën ka qenë në “listën e zezë të fjalëve”. Pas pohimit, Frroku u dënua me 9 vjet heqje lirie. Por denoncuesi i kësaj historie thotë, se kurrë nuk e ka spiunuar viktimën.

Në vitin 1981 më ka dalë një problem nga Frrok Gjin Kola. Kam qenë roje e repartit dhe ai ka ardhur me dhjetë vetë të tjerë, i kam hapur derën e repartit.

Çfarë ishin këto dhjetë persona?

Ishin fshatar, kishin ardhur për të bërë pastrim brënda repartit.

I fute brenda?

Shkova i hapa derën dhe u thashë mirëseerdhët. Frrok Gjin Kola ka thënë se ti je burrë i mirë se këtu është derë e madhe me hy dhe derë e vogël me dal. I kam thënë: ec se nuk je më i mirë se këta shokët.

Dhe që këtu filloi problemi për ty?

Po që këtu filloi. Pas pesë javësh më ka ardhur letra e Degës së Brendshme për të shkuar në Hetuesi, për një problem.

Çfarë pyetje të bënë në degë?

Dega mua më tha: A të ka thënë Frrok Gjin Kola se është dera e madhe me hy apo derë e vogël me dal? I kam thënë që po ëështë e vërtetë, ma ka thënë.

Po degës kush ia kishte dërguar informacionin që Frroku të tha atë shprehje?

Unë nuk kam ditur asgjë se kush i ka çuar dokumentin e thënies së Frrokut. Kanë qenë shokët e tij që e kanë çuar.

Domethënë nuk e ke spiunuar ti?

Jo, jo, jo.”

Historia nuk përfundoi aty. Djemtë e Frrok Gjin Kolës pas 36 vjetësh, e hedhin në gjyq të moshuarin dhe i kërkojnë 3 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim për spiunimin e babait. Dhe si për të përmbyllur absurdin Gjykata e Lartë vendos që të paguhet kjo shumë prej 3 milionë lekësh.

“Jam detyruar prej Gjykatës së Lartë, kam marrë lekët në bankë për t’i dhënë këto lekë, sipas vendimit të gjykatës. Unë kërkoj që të më kthehet e drejta ime, a i kam borxh, a si kam borxh, se nuk kam marrëdhënie kurrë me ta.”/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here