PD ankimon në Kushtetuese ligjin për KLGJ dhe KLP

0
167

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe këshillin e Lartë të Prokurorit.

Sipas PD , dy ligjet për institucionet e reja të drejtësisë kanë kaluar në parlament pa votën e opozitës.
Partia Demokratike pretendon se ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, që parashikon, ngritjen e KLP dhe KLGJ, konsiderohet nga demokratët si një ligj në shkelje flagrante të kushtetutës.

Ligji për dy organet e reja të drejtësisë u miratuan me votat e maxhorancës në seancën e 3 nëntorit.

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i këtij ligji godet Reformën në Drejtësi pasi asnjë strukturë nuk mund te ngrihet pa kaluar Vetting-u dhe pa u ngritur Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here