Ministria ‘hap thesin’, 400 milionë lekë për një tjetër godinë ‘komuniste’

0
230

Rreth 400 milionë lekë të vjetra janë vënë në dispozicion nga ana e ministrisë së kulturës për rikonstruksionin e ish godinës së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit që njihet ndryshe si Objekti i Gjethit.

“Objekti i prokurimit: “Muzealizimi i Godinës së ish-Selisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (Objekti i Gjethit)”. Fondi limit i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2016 është: 41.046.542 lekë.  Afati i mbarimit të kryerjes së shërbimit: 3 MUAJ. Data e zhvillimit të tenderit: 27.12.2016, ora 12.00 vendi: Në Ministrinë e Kulturës. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve, data: 27.12.2016, ora 12.00 vendi: Në Ministrinë e Kulturës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik. Ndërkohë që kjo godinë e periudhës ish komuniste është në vazhdën e disa të tjerave përfshire këtu dy bunkierët e rikonstrukturuar dhe që tashmë janë kthyer pse jo në një biznes të mirëfilltë për të gjithë ata që i vizitojnë. /Gazeta Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here