FOTO/ Përurohet tuneli Euroazia në Stamboll, merr pjesë edhe Presidenti Nishani

0

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, në fillim të vizitës zyrtare në Turqi, morën pjesë si të ftuar nderi në ceremoninë e inagurimit të tunelit Euroazia, që kalon nën shtratin e detit dhe që lidh pjesën evropiane me atë aziatike të qytetit të Stambollit në Turqi. Ky është cilësuar si një projekt madhështor që i jep zhvillim të mëtejshëm qytetit.

Loading...

Ceremonia u ndoq nga shumë autoritete turke e të huaja, dhe gjatë kësaj ceremonie Presidenti Nishani zhvilloi biseda të shkurtra me Presidentin e Turqisë, si dhe autoritetet e tjera turke e të huaja.

Kreu i Shtetit do të vijojë vizitën zyrtare në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si dhe do të vendosë një kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.

Loading...

Lini nje pergjigje