48 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2016

0
191

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve njoftoi sot se të paktën 48 gazetarë janë vrarë duke kryer punën e tyre gjatë vitit 2016, ndërsa vitin 2015 ishin vrarë 72 persona.

Komiteti tha se 26 gazetarë në vitin 2016 kanë humbur jetën në zonat e luftimeve, duke raportuar mbi konfliktin në Siri, Irak, Jemen, Libi, Afganistan dhe Somali, raporton AP.

18 gazetarë u vranë në sulme të drejtpërdrejta, ku vrasja ishte në shenjë hakmarrjeje, që është numri më i vogël i të vrarëve në atentate që nga viti 2002.

Siria ka qenë vendi më shqetësuese për gazetarët për të pestin vit me radhë, ku këtë vit janë vranë 14 gazetarë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, që nga viti 1992 publikon raporte për gazetarët e vrarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here