Tensione pas vrasjes së ambasadorit rus, Kremlini akuzon ashpër Turqinë

0
189

Nuk duket se do të kalojë pa tensione vrasja e ambasadorit rus në Ankara. Edhe pas deklaratave reciproke në dukje të paqta, reagimit të vendosur të Erdogan për hetime dhe deklaratës së Putinit, sot një tjetër qëndrim vjen nga Kremlini zyrtar.

Qëndrim që duket se do të përkeqësojë klimën politike jo pak të acartë mes dy vendeve.

Mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka lëshuar akuza në adresë të Turqisë, duke e bërë përgjegjëse për gjithë sa ndodhi mbrëmë dhe për ekzekutimin e ambasadorit të saj në Ankara, raporton “Panorama”.

“Në bazë të të gjitha ligjeve mbi të cilat bazohen e funksionojnë marrëdhëniet diplomatike, vendi pritës është përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike. Për këtë presidenti Putin ka kërkuar të garantojë misionin diplomatik rus”- ka thënë ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here