Shoqata e Bashkive të Shqipërisë: Buxheti 2017 harron bashkitë, është hartuar pa u konsultuar

0
140

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me miratimin e buxhetit të vitit 2017 për qeverisjen vendore. Sipas Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë buxheti nuk është koherent dhe nuk përshtatet me ndryshimet e reformës administrative-territoriale dhe decentralizimin. Në deklaratë thyhet se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë shpreh keqardhje të madhe që buxheti për pushtetin vendor është hartuar pa u konsultuar si duhet dhe pa pjesëmarrjen e shoqatave të bashkive.

“Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vlerëson se buxheti i miratuar së fundmi për qeverisjen vendore për vitin 2017 nuk është koherent me ndryshimet në kuadrin e pushtetit vendor, me reformën administrative-territoriale dhe decentralizimin. Ky buxhet nuk përmbush nevojat tashmë të artikuluara të bashkive e sidomos nuk adreson situatën e hasur në disa prej tyre për shkak të borxheve të trashëguara.
Ligji për Buxhetin e vitit 2017 parashikon se buxheti për pushtetin vendor do të jetë në masën 3.1 % e PBB po aq sa ishte gjatë 2016, përkundrejt 2.8% të PBB për vitin 2015 (para reformës). Rritja me 0.3% nga viti 2015 në 2017 është një tregues jo domethënës në mbështetje të shërbimeve publike në nivel vendor krahasuar kjo dhe me kërkesën e Shoqatës së Bashkive që buxheti për 61 bashkitë e dala pas reformës duhet të arrinte në 5% e PBB për vitin pasardhës.
Në paketën e Buxhetit për vitin 2017, në total Transferta e Pakushtëzuar rritet me 20% krahasuar me vitin 2016, edhe pse kjo rritje është për tu përshëndetur, përsëri është një shifër e pamjaftueshme në raport me nevojat dhe shërbimet që bashkitë ofrojnë.
Ndërkohë që transfertat specifike në total kanë pësuar një rënie prej rreth 14% në terma vjetorë. Rënia regjistrohet për fondet për funksionet e ujitjes dhe kullimit me rreth -59%. Shoqata e Bashkive kundërshton këtë ulje për shkak të rëndësisë së këtij sektori dhe vështirësive me të cilat do të përballen bashkitë.
Ndërkohë që transfertat e tjera paraqiten me rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë dhe kjo është diçka pozitive, por këto rritje mbeten gjithsesi të pamjaftueshme e nuk janë të bazuara në argumente e në kërkesat e bashkive. Më specifikisht rritja vjetore është: konviktet e arsimit parauniversitar me +2, arsimi parashkollor me +4%, mbrojtja nga zjarri +36%, mbrojtja sociale +2%, pyjet +46% dhe rrugët +2%,shifer kjo që nuk siguron përmirësim të instrastrukurë dhe rrugeve kryesisht rurale.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë shpreh keqardhje të madhe që buxheti për pushtetin vendor është hartuar pa u konsultuar si duhet, pa pjesëmarrjen e shoqatave të bashkive në procesin e diskutimit në komisionet parlamentare, një praktikë kjo që ka tre vjet që nuk ndodh.
Gjithashtu, Shoqata shpreh shqetësimin e saj për vonesa të pajustifikuara në miratimin e draft Ligjit për Financat Vendore i premtuar nga qeveria se do të miratohej gjatë këtij viti për tu vënë në zbatim si pjesë e sistemit financiar vendor gjatë vitit 2017”- thuhet në dekoratën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë./bw

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here