Problematikat në Tiranë/ Tirana qyteti ku punohet, por problemet vetëm shtohen

0

“Qytetarët e Tiranës çdo ditë përballen me pusetat e hapura, trafikun e rënduar,    zaptimin e rënduar, shërbimin urban të amortizuar, dhe përmbytjet në ditët me shi”

Loading...

Kur kaluar më shumë se një vit, ose më saktë 18 muaj që nga ardhje në detyre kryetarit të ri Erion Veliajt,  në Tiranë nuk kanë munguar kantieret, por as problematikat. Mbështetja në popull ishte e madhe dhe tani pritshmëritë ndaj veliajt janë edhe më të mëdha.  Por qytetarët duket se që tani kanë zhgënjimet e para nga kryebashkiaku i majtë. Veliaj kur erdhi në krye të Tiranës,  nisi punën me disa rregullime estetike dhe po vazhdon që ta aplikojë këtë mënyrë. Përtej rregullimeve estetike, Tirana ka shumë problemë që nuk po gjejnë ende zgjidhje. Për të qenë më konkret ti marrim më radhë të gjitha problemet që tregojnë banorët.

Qentë e rrugëve

Një problem që ka qenë dhe është një shqetësim për qytetarët, mebten qentë e rrugëve. Fushata elektorale e një viti e gjysmë më parë kishte si premtim të saj edhe zgjidhjen e kësaj çështje. Premtuesi për të zgjidhur këtë problem, ishte Erion Veliaj , sot është në krye të bashkisë, por duket se ka harruar fare këtë premtim. Në fillim të mandatit të tij, ai hapi një klinikë për sterilizimin e qenve të rrugës që filloi të funksiononte vetëm për pak kohë. Ditët kalojnë, por premtimi duket sikur është shuar fare, pasi qentë janë të pranishëm në shumë rrugë të kryeqytetit. Si në qendër ashtu edhe në periferi, grumbuj të shumtë qensh ecin pa pasur frikë dhe pa u shqetësuar fare. Ata që shqetësohen për këtë fakt janë banorët të cilët ndjehen të rrezikuar nga prania e tyre. Miqësor në pamje të parë, por agresivë nëse u afrohesh shumë. Ka pasur raste që qytetare janë sulmuar nga qentë, por askush nuk merr masa për të zgjidhur një problem që është shumë shqetësues. Por problemi sjell problemin. Qentë e rrugëve nuk ushqehen nga pronarët sepse nuk kanë një të tillë, për këtë arsye ata mundohen që të gjejnë diçka në kosha të ndryshme. Kërkimi i tyre është shumë i rrëmujshëm dhe krijojnë një kaos rreth kazanëve. Ata pasi gjejnë diçka për të ngrënë largohen duke lënë një situatë tepër shqetësuese. Ndotja prej tyre është e madhe pasi mbeturinat përhapen në hapësira të shumta. Problemi është shumë i madh dhe i pranuar nga të gjithë, por askush nuk interesohet për ta zgjidhur. Por ky nuk është problemi i vetëm për banorët pasi edhe shërbimi urban është shumë i amortizuar në kryeqytet dhe ankesat janë të shumta.

Urbanët

Në suplementin “Pranë Realitetit” që botohet çdo të premte në gazetë  kemi denoncuar periodikisht me foto radhët që krijohen për të udhëtuar me urban. Rritja e biletës  pak muaj më parë nuk u prit mirë nga qytetarët, por shumë besuar premtimin se do të rritet edhe cilësia. Kanë kaluar shumë kohë por përsëri situata më urbanët është e rënduar. Shërbimi sa vjen dhe përkeqësohet dhe nuk justifikohet rritja e çmimit të biletës. Kohët fundit për shkak të ndërtimeve në sheshin “Skënderbej”, stacionet e urbanëve janë ndryshuar disa herë dhe është krijuar një kaos në lëvizjen e tyre, pasi edhe rrugët janë kufizuuar. Kjo gjë ka ardhur nga ndërtimet në shesh, duke sjell edhe një situatë shumë të rënduar trafiku në të gjitha rrugët qytetit.

Trafiku i rënduar

Tirana është shndërruar në një kantier të madhe ndërtimi, por asgjë nuk po duket se po ndryshon. Ndërtime në sheshin “Skënderbej”, ndërtime te “Pallati me shigjeta”, ndërtime në “Rrugën e Kavajës”, hapja e tubave të ujësjellësit, duke i shtuar edhe nderimet private që në disa raste kanë bllokuar një korsi, por edhe bllokimet e shesheve për ti kthyer në pedonale, kanë bërë që trafiku në Tiranë të rëndohet së tepërmi.  Nëse disa kohë më parë për të përshkruar segmenti rrugor, nga “21 dhjetori”  deri të “Pallati me shigjeta” duheshin vetëm 3 minuta, me trafikun që krijohet tani duhen më shumë se 30 minuta. Kjo gjendje është edhe në segmentet e tjera kryesore, pasi shumë rrugë kanë nga një korsi më pak dhe shumë të tjera janë të bllokuara.

Pusetat e hapura dhe pastrimi i qytetit

Trafiku edhe pse është një problem madhor, përsëri nuk është problemi i vetëm, pasi ndër shqetësimet e tjera të banorëve janë edhe pusetat e hapura. Gjatë vëzhgimit që kemi  bërë ky problem ishte shumë i dukshëm, diku shikoje kapak të thyer diku mungonte fare kapaku i pusetave që janë një burim aksidentesh. Nga mungesa e një kapaku këto puseta ishin të mbushura me mbeturina. Gazeta jonë gjatë javëve ka denoncuar shumë rrugë dhe trotuare janë të dëmtuar dhe kanë puseta të hapura, por nuk ka pasur një reagim nga institucionet përkatëse. Ky problem do të jetë për shumë vite një shqetësim, pasi edhe banorët janë shkaktarët e këtij problemi pasi vjedhin kapakët. Por një problem tjetër që i shqetëson të gjithë është edhe pastrimi i qytetit.  Në shumë rrugë të Tiranës shikon kosha të tej mbushur nga mos pastrimi, por në shumë raste koshat pastrohen në orët e pikut të trafikut që krijojnë kaos në lëvizjen e makinave në qytet. Ditët fundit në debate të ndryshme diskutohet edhe diferencimi mbetjeve, por duket se bashkia nuk po zbaton siç duhet këtë nismë të saj, banorë të ndryshëm kanë denoncuar se makina grumbullimit  i bashkon përsëri mbetjet pas ndarjes në burim.  Koshat e rinj nuk kanë shumë efikasitet, pasi mbetjet ndahen në burim, por bashkohen përsëri dhe riciklimi i mbetjeve nuk sjell rezultat.

Kioskat e reja

Dhe në fund një problem që duket si jo shqetësues, por që ka hasur në kundërshtime të shumë banorëve. Bashkia e Tiranës ka marrë një vendim për të zhdukur “çibanët” siç ajo ka qejf ti quaj.  Në Tiranë ka disa muaj që nuk ekzistojnë më çiban të vjetër, pasi modernët po shtohen pa masë. Ka disa kohë që  në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit nëpër stacionet e autobusëve dhe pranë trotuareve më të popullarizuar, janë vendosur disa kioska që mbajnë mbishkrimin Bashkia Tiranë. Kjo situatë me mbirjen e këtyre kioskave si “kërpudha pas shiut” vjen menjëherë pas aksionit të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës e cila me forcë largoi tregtarët ambulantë që shisnin në trotuare, sa për të fituar bukën e gojës dhe vendin që ata zinin e zëvendësoi me disa kioska moderne. Organizata të ndryshme kanë bërë thirrje që qytetarët të bojkotojnë blerjen në këto kioska. Por ka pasur edhe nga ata që kanë deklaruar se kioskat nuk pajisin blerësit me kupon tatimor. Edhe pse kemi listuar një numër të madh problemesh, përsëri në Tiranë shqetësimet e banorëve janë të shumta dhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Por problemet e mësipërme janë më shqetësueset.

Loading...

Lini nje pergjigje