GRANIT XHAKA prite si heronë Gjermani (FOTO)

0
177

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, është pritur si hero në mbrëmjen e sotme tek ish-klubi i tij, Borussia Monchengladbach në Gjermani.

Xhaka, i cili ishte kapiten i skuadrës së Monchengladbach stinorin e kaluar dhe kishte luajtur për katër vite për skuadrën gjermane, është pritur ngrohtë nga tifozët e Monchengladbach sot.

Para ndeshjes së sotme që Borussia Monchengladbach e zhvillon ndaj Wolfsburgut, ish-skuadra e Granit Xhakës i ka përgatitur një lamtumirë atij, duke e nderuar me një dhuratë të veçantë.

Xhaka nuk kishte arritur të përshëndetej me tifozët e skuadrës së Gladbach pasi ishte transferuar tek Arsenali disa ditë pas përfundimit të stinorit të kaluar të Bundesligës.

Ai ishte një nga futbollistët më të dashur të tifozëve të skuadrës gjermane para se të transferohej tek Arsenali.

Arsenali pagoi 35 milionë euro për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here