Arrestohen motra dhe nëna e vrasësit të ambasadorit rus

0
376

Policia turke pas atentatit ku humbi jetën ambasadori rus, Andrei Karlov, ka arrestuar motrën dhe nënën e autorit të krimit, Mevlut Mert Altintash.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni CNN Turk. Mësohet se dy gratë janë prangosur në provincën jugperëndimore të Turqisë Aydin. 22-vjeçari, një polic jashtë detyre, qëlloi nga pas ambasadorin teksa fliste gjatë një ekspozite pikture në Ankara.

Ndonëse ambasadori u dërgua në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori u ekzekutua nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here