Zjarr masiv tek Sheshi Wilson,digjen 3 makina, njëra e Flor Mumajesit

0
259
foto ilustruese

Një zjarr masiv ka përfshirë një parking në zonën pranë sheshit “Willson” në Tiranë mbrëmjen e sotme. Tre makina janë djegur ndërsa ndodheshin në parking. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5.

Për shkak të afërsisë flakët kanë kaluar nga një makinë tek tjetra. Tre automjete janë përfshirë nga flakët masive ndërsa ndërhyrja e banorëve për të evituar djegien e tyre ka qenë e pamundur. Një nga makinat e djeguara është e këngëtarit Flori Mumajesi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe 5 zjarrfikëse që kanë lokalizuar flakët dhe po punojnë për shuarjen e tyre.  Por tymi ka hyrë edhe brenda një pallati më afër parkingut dhe policia dhe zjarrfikësit po evakuojnë banorët pasi rrezikojnë të asfiskohen. Nga informacionet paraprake mësohet se një banor i katit të tretë është asfiksuar dhe është nxjerrë nga pallati nga ana e zjarrfikësve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here