Shkodër/ Prenë dru në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 shtetas

0
139

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe mbështetur nga informacionet e siguruara në rrugë operative, u realizua operacioni policor, ku u bë e mundur goditja e një tjetër rasti dhe arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve dhe konkretisht :

* Ndue Thepi, 38 vjeç, banues në Shkodër

* Ridvan Çelaj, 26 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datë 17.12.2016, në rrugën e fshatit Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër janë kapur nga shërbimet policore duke transportuar 11 m3 lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA” me targë TR 7421 D dhe SH 3697 E, pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera ku njëra prej tyre me targë SH 5587 E dhe 2 të tjerat pa targë, të ngarkuara me 30 m3 lëndë drusore në total dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here