Mamaja më e re e showbiz, së shpejti moderatore (Foto)

0
272

Suada Sherifi është bërë prej pak javësh mama e një vajze, të cilën e quajti Deizi, por kjo nuk e ka larguar nga vëmendja. Ish-Miss Shipëria do të rikthehet në ekran, por këtë herë me një emision krejtësisht të sajin.

Të paktën kështu ka njoftuar vetë Suada, e cila në një intervistë për “INTV” ka thënë se nuk ka në plan që të heq dorë nga televizioni. “Mora një propozim për të moderuar një emision në televizion. Nuk e di a do ta pranoj si ofertë, duke qenë se kohën më të madhe ia kushtoj vajzës sime. Megjithatë unë kam shumë besim tek vetja se do t’ia dal mbanë, të ruaj ekuilibrat. Bëhet fjalë për një format që do merret me VIP-at dhe celebritetet dhe do të jetë vetëm një herë në javë”, ka thënë Suada.

Bukuroshja, e cila së fundi ka marrë licensën edhe si notere, shpjegon arsyet që do të ndikojnë në vendimin e saj. “Akoma nuk e kam diskutuar me familjen, sepse tani këto janë vendime që nuk i marr dot e vetme dhe nuk e di nëse do ta kem këtë mbështetjen për të vazhduar tek kjo pjesë”, ka thënë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here