1 $ do të vlejë së shpejti 1 €

0
230

Do të ndodhë më shpejt seç e prisni faktin se dollari amerikan do të ketë ngritje që me zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA. Kjo do sjellë si pasojë shfuqizimin e euros, duke i vënë të dyja vlerat valutore në një kursë krahasuese.

Që nga dita e zgjedhjeve të presidentit të ardhshëm, dollari tashmë vlerësohet me 0.96 €. Vlera e tij më e lartë që në vitin 2003.

Prirja ka çuar në parashikimet e barazisë kur 1 $ është me vlerë 1 €.  Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në vitin 2002.

Adam Slater, ekonomisti drejtues në Oxford Economics, tha të enjten se barazia mund të arrihet deri në fund të 2017. Ekonomistë të tjerë mendojnë se niveli i rëndësishëm psikologjik do të arrihet edhe më shpejt.

Slater tha se lëvizjet e vlerave monetare janë duke u shtyrë nga politikat monetare divergjente në të dyja anët e Oqeanit Atlantik.

“Federal Reserve”, sistemi qendror bankar i SHBA-së është duke rritur normat e interesit, duke e parë ekonominë amerikane të përmirësuar dhe me këtë pret rritjen e çmimeve. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane ka zgjeruar programin e saj stimulues dhe ka mbajtur normat e interesit në rekorde të ulëta për të mbështetur ekonominë dhe për të rritur inflacionin.

Investitorët tërhiqen nga normat e larta të interesit dhe ekonomitë e forta, sepse ata presin një kthim më të mirë të parave të tyre, gjë që ka shtyrë dollarin për lart. Evropa është në thelb rrokullisja e medaljes.

Presidenti i zgjedhur Trump është gjithashtu duke luajtur rëndë në ekuacionin e monedhës, sepse ka premtuar se do të ulë taksat dhe do mbështesë projektet e infrastrukturës. Politikat e tij mund të krijojnë një mjedis inflacioni, ku Federal Reserve do t’i duhet të mbajë normat e interesit të larta për inflacionin.

Ndryshimi i madh në këto monedha është duke i  bërë produktet evropiane dhe udhëtimet më të lira për amerikanët. Eksportuesit evropiane, duke përfshirë prodhuesit gjermanë të makinave, pritet të përfitojnë.

Gjermania tregton mallra me vlerë mbi 125 miliardë dollarë në SHBA. çdo vit, duke e bërë atë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here