Itali, i gjetën kokainë në banesë, arrestohet shqiptari me rumunen

0
181

Një shqiptar dhe një rumune janë arrestuar nga policia italiane pasi në banesën e tyre u gjet drogë. Pasditen e sotme, gjatë një aksioni të karabiniereëve të Ternit, u kapën në flagrancë 30-vjeçari shqiptar V.D. dhe  28-vjeçarja rumune D.C.

Në operacionin e bërë në shtëpinë e tyre, u gjetën 67 gramë kokainë të ndarë në doza. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur lidhjen e shqiptarit me rumunen.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe mjet prerës për drogën si dhe 2 mijë euro para cash të fituara nga shitja e kokainës./Bw

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here