Punimet në sheshin “Skënderbej”, devijohet sërish qarkullimi i makinave

0
198

Punimet që po zhvillohen nga Bashkia e Tiranës për riorganizimin e sheshit “Skënderbej” kanë hyrë në fazën e dytë të punimeve, e për pasojë do të devijohet qarkullimi i automjeteve.

Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë udhëzon të gjithë drejtuesit e makinave se lëvizja nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit do të devijohet djathtas në rrugën ‘Abdi Toptani’, pra nuk do të lejohet lëvizja në aksin përpara institucionit të Bashkisë.

Gjithashtu, edhe qarkullimi i autobusëve urbanë në sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.

Segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për makinat dhe motorët, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionet e autobusëve urbanë qytetës, do të jetë si më poshtë:

-Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”

-Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”

-Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George W. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”

-Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here