Gjeli i detit, receta e mbrëmjes së Vitit të Ri

0

Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.

Loading...

Për lëngun duhet:

-nenezhik i thate 2-luge gjelle
-nje qepe mesatare
-leng gjeli
-uje

Pergatitja:

Ziejme gjelin e detit ne nje tenxhere te thelle me uje dhe kripe.Me pas kur e shikojme qe eshte gati e futim ne nje tave per pjekje duke i hedhur pak leng nga i veti ne menyre qe te mos thahet.
Nje sekret per nje pjekje sa me te mire eshte edhe ai i mbeshtjelljes me leter alumini te gjelit.Kur e shihni se ka arritur butesine e duhur  heqim letren dhe e leme te marim faqe.Pjekja do te behet ne temp 200°
Kur gjeli te jete thuajse gati pergatitim persheshin e kulaçit.
Ne nje tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpe.
Me pas shtojme lengun e gjelit ne sasine e duhur,leme te zjeje per disa minuta duke shtuar nenexhikun apo menten.Mbytim persheshin ne leng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.

Pergatitja e kulaçit eshte e thjeshte.Sekreti qendron ne zenien e brumit pak me te forte se ai per byrek dhe ta punoni energjikisht.

Perberesit per 4 persona:

750gr miell
1 kokerr veze
4-luge kos:pak vaj
nje maj luge sode buke
nje lug kafe me kripe
uje te vaket sa te na duhet

Pergatitja:
Ne nje tas te madh hedhim miellin,e perziejme me kripen dhe soden,me pas bashkojme kosin dhe fillojme te mbledhim brumin duke shtuar dalengadale ujin e vaket derisa te na formohet nje brume pak i forte.Punojme brumin energjikisht dhe ne fund e mbledhim duke e rrumbullakosur.E lyejme me miell dhe e veme mbi tepsine e deshiruar per ta pjekur.e shpojme lehtas me pirun krejt siperfaqen.E leme 30′ te pushoje te mbuluar me nje pecete dhe me pas e veme ne furre per ta pjekur ne temperature maksimale.E heqim nga furra kur shikojme se ka kulluar  mire.

Loading...

Lini nje pergjigje