Standard.al

Berat/ Makina përfundon përmbys, 5 të plagosur  

0

Temperaturat e ulëta dhe ngricat që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar një aksident me katër persona të plagosur në Berat. Asqeri Plaka 53 vjeç, banues në Elbasan, mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Lapardha-Lumas, tek kthesa e “Ujit të ftohtë”, duke drejtuar automjetin  ‘Opel Astra’ me targa AA384HC, si pasojë e ngricave në rrugë, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur katër pasagjerët të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën. 53- vjeçari u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.