Alepo, simboli i pafuqisë dhe indiferencës së Perëndimit

0
187

Rënia e Alepos përbën një dështim të madh për kryeqytetet perëndimore që, përtej revoltës së tyre morale, nuk kanë guxuar të reagojnë kundër Moskës përballë një masakre që nuk i ka mobilizuar shumë as opinionet publike.

“Tragjedia më e rëndë e shekullit XXI”, ”gjakderdhje”, “masakër”, “Srebrenicë tjetër”, në kampin perëndimor, cilësimet nuk mungojnë për të denoncuar ofensivën e trupave të presidentit sirian, Bachar al-Assad, mbështetur nga Rusia dhe Irani.

Por, pas dënimit moral, perëndimorët kanë qendruar të pavendosur në këtë konflikt, i cili që prej vitit 2011 ka shkaktuar 310 000 të vdekur.

Nëse ata vazhdojnë të indoktrinojnë Rusinë e Vladimir Putinit, mes rreshtash, pafuqia e tyre është e dukshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilësoi turp paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për t’i ardhur në ndihmë Alepos.

“Është detyra jonë të reagojmë, ne kemi qenë shumë të vonuar për ta bërë këtë në planin politik (…) Duhet të reagojmë në planin humanitar”, theksoi dy ditë më parë presidenti francez, François Hollande duke kujtuar se kishte kërkuar një veprim ushtarak para se të ndërmerrej nga SHBA-ja, pas një sulmi me armë kimike që kishte shkaktuar qindra të vdekur në vitin 2013.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ishte ndjerë i detyruar të siguronte se Evropa nuk ishte indiferente ndaj vuajtjeve të popullit sirian.

Editorialistët e Kontinentit të Vjetër vazhdojnë të tregojnë brutalitetin e këtyre ditëve të fundit.

“Alepo është varreza e Lindjes së Mesme dhe e iluzioneve perëndimore”, shkruan e përditshmja britanike ”Financial Times”.

”Për një kohë të gjatë, komuniteti ndërkombëtar ka përsëritur se kurrë nuk do të vështronte pa reaguar për civilët pa mbrojtje, viktima të arbitrarizmit të drejtuesve të përgjakshëm. Por, kjo është hipokrizi. Sepse, është pikërisht kjo që po ndodh para syve tanë në Alepo”, denoncon gazeta e njohur gjermane “Die Welt”.

– Asnjë shfaqje solidariteti

“Burra, gra, fëmijë të Alepos po vdesin dhe ne nuk po reagojmë”, thekson Laurent Joffrin në të përditshmen “Liberation”, që bën me përgjegjësi Barack Obamën për këtë “rënie planetare të ndjeshmërisë së njerëzore”.

Opinionet publike nuk kanë ushtruar më presion ndaj drejtuesve të tyre. Pavarësisht pranisë së vazhdueshme të imazheve të tmerrshme, qindra mijëra fotove të shpërndara të fëmijëve të gjakosur, të tronditur, të vdekur, të mbytur apo të rrëmbyer në rrjetet sociale, kurrë Alepo nuk shpërndau një shfaqje të ngjashme solidariteti me konfliktin e viteve 1990 në Bosnje-Hercegovinë.

Nga Londra në Varshavë manifestimet kanë qenë sporadike.

Madje, edhe në Gjermani, ku jetojnë qindra mijëra refugjatë sirianë, asnjë mobilizim i përmasave të mëdha nuk ka ndodhur.

Angela Merkel është shprehur së fundi kundër heshtjes së shoqërisë civile, që është gjithmonë e gatshme për të zbritur në rrugë kundër tregtisë së lirë.

“Mendoj se është e arsyeshme, me gjithçka që po ndodh në Alepo, në Siri, është shumë e rëndë”, thekson Yusra Mardini, notare olimpike siriane, refugjate në Gjermani, që emocionoi Lojërat e Rios me historinë e arratisjes së saj, një pjesë me not.

“Por, nëse shikon çdo ditë atë që po ndodh në Siri do të qaja gjithë ditën në dhomën time (…) Është vërtet e tmerrshme dhe problemi është që nuk mund të bëjmë asgjë”, pranon ajo.

Verdikti i Mohamed Abu Hajar, një tjetër sirian, refugjat në Berlin është më i rëndë përballë politikave që ai i akuzon si bashkëpunëtore. Qeveritë perëndimore janë përfshirë deri në masën ku nuk kanë bërë kurrë asgjë për të ndalur masakrat. Dhe masat kanë zgjedhur të injorojnë krimin më të rëndë të shekullit.

Deri në Sarajevë duhet të shkojmë për të gjetur një manifestim që mbledh disa mijëra persona.

“Ne që kemi jetuar në Sarajevë, që dimë se çfarë është, nuk mund të qendrojmë të heshtur”, thekson Mujo Agoniç, veteran i rrethimit prej 43 muaj të qytetit që pati 10 000 të vdekur, mes të cilëve dhe vajzën e tij tetëvjeçare.

“Alepo është rezultat i egërsisë nga njëra anë, i bashkëpunimit aktiv dhe cinizmit absolut nga ana tjetër, por më tepër i mungesës së kurajos dhe indiferencës”, pranoi François Delattre, ambasadori francez në Kombet e Bashkuara./ (Nga Damien Stroka) /ec/ATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here