Vrasja e Ismail Lulit/ Përplasen shqiptarët në gjyq, ‘fytin ia preu Marjo’

0
255

Përplasje dëshmish në sallën e gjyqit në Itali, për vrasjen e shqiptarit Ismail Lulit, therur në mënyrë makabre nga dy shqiptarët Igli Meta dhe Marjo Mema.

ismael

“Ishte Marjo që i dha fund duke i prerë fytin, unë do do e bëja dot, nuk jam i zoti të shkoja aq larg, jam i dobët dhe e dinë të gjithë. Unë kam frikë nga gjaku, më zë”. Kështu është shprehur Igli Meta, 20-vjecari shqiptar, një shpërndarës i vogël droge në seancën gjyqësore në Itali,  duke treguar detaje nga krimi i 19 qershor 2015 në San Martino.

2

“Unë i kisha dhënë vetëm dy goditje Ismaelit në qafë, por doja vetëm ti jepja një leksion, sepse kishte shkuar me të dashurën time. Për këtë  e morëm dhe e cuam bashkë me Marjon jashtë vendit. E lidha me skoc dhe e kërcënova me vdekje nëse nuk do të më tregonte gjithçka nga tradhtia e Ambrës, të dashurës sime. Ai më tha që ishte ajo që këmbënguli. Unë doja që ai ta bënte në mbathje nga frika por ai rezistoi, atëherë i dhashë një grusht surratit dhe një shkelm. E kuptoi që ishte në rrezik dhe lëvizi. Pyetja marjon ctë bënim dhe ai më tha “bëj cfarë të duash”. U rrotullova dhe i dhashë dy goditje me thikë në qafë por më zuri gjaku, hodha thikën, dhe ika, ndërkohë që Ismaili ulërinte”.

Më tej ai tregoi se Marjo që kishte pirë më parë marijuanë dhe që në atë momente ishte duke qeshur mori thikën dhe i preu fytin. Ai vdiq menjëherë. I bërtita, por më pas thashë se do ta marr vetë përgjegjësinë para policisë nëse do të na zbulonin. Ndihem në faj se unë e çova punën deri këtu. Pastaj, ai më tha se Ismaili ishte sjellë keq dhe e meritonte një mësim. Atëherë morëm trupin, unë nga shpatullat dhe Marijo nga këmbët dhe e hodhëm në kanal. Më pas, shkuam në lumë për të t’u larë dhe nuk folëm më për këtë histori”, tregoi ai.

1

Më pas ai tregon se të dashurës ia kishte thënë që në fillim të vërtetën, edhe se donte fillimisht ta fuste në kurth Ismailin, duke i cuar sms nga celulari i saj, por pastaj i thanë se do të tymosnin bar tej në kodër dhe kështu ai shkoi.

Ai flet edhe pse u pendua dhe pranoi të tregojë se kush ishte ai që i dha fund të riut, duke fajësuar Marjon.

“Kam folur me nënën, motrën, psikologe, kam shkruar shumë letra, jam menduar shumë gjatë, i kam shkruar ndjesë dhe letra edhe familjes, por në fund ata duhet ta dinë si shkuan gjërat. Unë e pranoj cfarë kam bërë, por secili duhet të paguajë, jo vetëm unë”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here