Përplasja live në “Të pa Ekspozuarit”, Basha replika të ashpra me Rakipin për Dakon

0
404

Kryetari I opozitës sic edhe ishte paralajmëruar është I ftuar në emisionin  “Të pa Ekspozuarit” në News 24 përballë dy analistëve Andi Bushati dhe Fatos Lubonja për të folur për Hapjen e Partisë Demokratik, zgjedhjet e 2017-ës, procesin e integrimit dhe për koalicione parazgjedhore.

Por biseda ka nisur me një temë të ditës, siç ishte letra e kryebashkiakut të Durrësit drejtuar gjykatës për Lulzim Berishën.

Basha tha se kjo është prova më e qartë që krimi ka kapur shtetin.

Ai u pyet fillimisht për padinë që ka ngritur ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me rekomandimin e tij në gjykatë për lirimin e Lul Berishës.

Në lidhje direkte Ylli Rikipi mundësoi bisedën me kryebashkiakun e Durrësit Vangjel Dakon gjë që solli edhe një reagim të prerë nga ana e kreut të opozitës.

Ai ka thënë se nëse Dako fliste në emision, ai do të largohej.

Pas debateve disaminutëshe me drejtuesin e emisionit, u vendos që Dako mos të fliste në emision. Madje, në linjë direkte, Basha i ka thënë Dakos: Suksese në jetë.

Unë jam I hapur për debat me kreun e qeverisë Rama por jo me kryetarët e bandave ka thënë

Basha.

Intervista:

Ylli Rakipi: Zoti Basha ju sot keni shkuar personalisht vetë për të bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm, një koment…
Lulzim Basha: Nuk mendoj se ka shumë vend për koment. PD dhe unë kemi afro 2-3 vite që prej fillimit të kësaj qeverie që kemi denoncuar si problem kryesor të kësaj qeverisje lidhjen me krimin. Kjo është prova më e qartë se si krimi ka kapur shtetin. Nëqoftëse ka një risi këtu është se ka dalë haptas. Është edhe përdorimi i automjetit të ministrit nga banda e Habilajve dhe ky është rasti i dytë, ku kryetari i bashkisë ofron punë si një kusht për lirimin e Lulzim Berishës. Nuk është rasti i vetëm. Kemi rastin e Klemend Balilit dy ditë më parë; rastin e Armando Prengës.

Për të qenë të vërtetë, ky njeri, Lul Berisha i liruar tani ka qenë edhe pjesë e PD.
Asnjeherë.

Vite më parë ka rrahur Servet Pëllumbin.
Ky njeri është arrestuar në vitin 2006.

Por ka rrahur edhe Servet Pëllumbin…
Sepse ky njeri bënte ligjin. Është arrestuar në Maqedoni, që tregon se shteti shqiptar ka bërë një përpjekje ekstra për arrestimin e një prej kokave të krimit. Është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat e vendit. Çështja qëndron këtu. Ky thotë, e tha edhe Kryeministri sot në parlament që një qytetari t’i jepet mundësia të bëjë punë vullnetare në bashki. Çfarë do të thotë kjo që Lul Berisha do mbledhë kanaçe në plazhet e Durrësit?! Ka njeri që e beson këtë që Lul Berisha do bëjë punë publike për Vangjush Dakon.

Andi Bushati: Zhurma që po bën PD rreth këtij fakti, të krijon përshtypjen sikur po bëjmë një shtrembërim të realitetit. Letra e Dakos është vetëm një pikë në puzzl-in gjyqësor. Kemi një sërë procesesh gjyqësore që tregon për një trupë gjyqësore të kapur nga krimi. U duk sikur PD do të fokusohej tek aspekti politik.

Nuk është ky rasti për të diskutuar qëndrimin e PD-së. PD ka qenë e qartë në qeverisjen e mëparshme kur ka arrestuar këtë dhe shumë të tjerë dhe sot ka mbajtur një qëndrim. Cili është ndryshimi mes një trupe gjyqësore që e ka dënuar më parë. Patën guximin që pasi policia e arrestoi të bënin një proces gjyqësor dhe tani e lirojnë me një letër të kryebashkiakut, që njihet si një njeri shumë i afërt me Ramën. Këtu ndahen dy pikëpamje. Drejtësia e korruptuar produkt i një politike të kapur.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here