Kapet i kërkuari për vjedhje, përplasi të moshuarin, ndalohet një grua

0
171

Policia ka arrestuar Klodian Martini 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Ndërsa sot në mëngjes është shoqëruar një drejtuese mjeti, pasi ka përplasur një të moshuar, që po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, sot rreth orës 09:20, në lagjen Nr.17 Durrës, 34 vjeçarja me inicialet A.K. banuese në Tiranë duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto me targa AA 928 JI, ka aksidentuar një të moshuar rreth 60-vjeç.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here