“Je prostitutë, nuk vlen, do të djeg me acid”/ Ajo hap ‘FB’, shqiptari tërbohet

0
183

Dhunonte dhe diskretitonte bashkeshorten sepse dyshonte tek ajo. Por kulmi kishte arritur kur partnerja kishte krijuar një profil në Facebook, dhe ai nuk mundi ta duronte këtë, duke e shembur në dru. Behet fjale per shqiptarin Renato Xhija, 30 vjeçari i lindur në Shijak. Ai është akuzuar për veprën penale të “keqtrajtimit të anëtarëve të familjes ose partnerit/es”, sipas ligjeve italiane.Ngjarjet kanë ndodhur rreth tre vjet më parë. Çifti, atehere, jetonte në Rovigo. Sipas aktakuzës, 30-vjeçari shqiptar me partneren ka pasur një sjellje gjaknxehtë dhe të dhunshme dhe shpesh e ka penguar atë të dalë nga shtëpia, apo të fliste në telefon me anëtarët e saj të familjes, ose edhe të krijonte miqësi.Më 5 tetor 2013, e kishte shembur në dru sa ajo nuk u ngrit dot nga dyshemeja, pasi zbuloi se ajo kishte hapur një profil në Facebook.

Sipas deshmive te dhena ne gjyq, i riu e merrte shpesh në telefon gruan, madje edhe kur ajo ishte në punë duke e akuzuar se ishte një prostitutë dhe që nuk vlente fare.

Disa ditë më parë, Renato Xhija u dënua nga një gjykate ne Rovigo me tre vjet e katër muaj burg.

Denoncimin e kishte bere tre vjet më parë e shoqja, qe kishte qene gjithnje subjekt i fyerjeve dhe rrahjeve.

Kërcënimet nuk ishin ndalur edhe ne sallen e gjyqit, te tipit si “do të djeg fytyrën me acid”.

Gjyqtari gjeti prova të mjaftueshme për të dënuar shqiptar tridhjetë vjeçar./panorama/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here