I bllokojnë gomën e makinës, plagos 3 punëtorët e parkingut

0
209

 

Një i ri në Vlorë plagos me thikë tre persona, pas bllokimit të gomës së makinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25 të paradites së sotme, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë ku në konflikt janë përfshirë katër persona. H.D., 34 vjeç, banues në Vlorë, ka plagosur me mjet thikë tre punonjës së shoqërisë private të parkimit të mjeteve “Tis-Park”.

Më konkretisht të plagosurit janë E.A., 44 vjeç, F.V., 50 vjeç, Ç.V., 45 vjeç, të tre punonjës të Tis-Park, me banim në Vlorë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari u shoqërua në polici, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit, ndërsa paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit të dyshuar. Aktualisht policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje policia e Vlorës deklaroi: “Policia: Rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë ka ndodhur një konflikt fizik midis 4 shtetasve! Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se pranë Kinoteatrit, janë përfshirë në konflikt 4 shtetas, ku konkretisht kanë mbetur të plagosur me mjet prerës 3 punonjës të Shoqërisë Private të parkimit të mjeteve “TISPARK” :  1- E.A., 44 vjeç, 2- F.V., 50 vjeç, 3- Ç.V., 45 vjeç, të tre punonjës të Tispark-ut, me banim në Vlorë, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale H.D., 34 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here