Maqedoni, pse nuk mund të formojnë Qeverinë Gruevski dhe Ali Ahmeti?

0
258

Ndryshimet e reja ligjore në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë ia bëjnë të pamundur Gruevskit (VMRO-DPMNE) dhe Ali Ahmetit (BDI) krijimin e qeverisë me 61 deputetë. Mësohet se për të krijuar qeverinë do t’ju duhen 62 deputetë, pasi me ndryshimet e reja ligjore, Kuvendi numëron 123 deputetë, duke përfshirë 3 deputetët e diasporës.

Gjithçka u bë e ditur nga sekretari i Përgjithshëm i Unitetit, Muhamet Ismaili, por edhe anëtari i lartë i Besës, Zejd Rexhepi.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani shprehet se i kanë numrat dhe se iu duhen vetëm 61 deputetë për të krijuar qeverinë. “Ne i kemi aq deputetë sa ka thënë KSHZ-ja, domethënë 10, dhe VMRO-ja 51, mund ta formojmë qeverinë me 61 deputetë”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here