E dehën futbollistin me vodka sa humbi ndjenjat, tre femrat e abuzojnë seksualisht dhe filmojnë krimin

0
191

Një gjykatë në Angli ka shqyrtuar sot një rast unik, teksa tri femra kën dendur në pije alkolike një futbollist të ri, përpara se ta nënshtronin atë ndaj një sulmi dhe abuzimi të çuditshëm seksual. Çuditshëm. Kështu, mësohet se grupi i përbërë nga tre vajzat kanë rrëmbyer 20-vjeçarin nga një bar, ku e kanë dehur atë, para se ta merrnin në shtëpi, për ta zhveshur tërësisht dhe abuzuar atë. Tre bukuroshet e dendur djaloshin në vodka, aq sa ka humbur ndjenja dhe i kanë rënë të fikët.

Brogan Stacie

Brogan Stacie u vetedeklarua fajtore për akuzën e sulmit seksual, por jo për penetrim dhe dëmtim fizik.

Mediat britanike, të cilat kanë raportuar këtë krim të rrallë, kanë bërë me dije se e gjithë skena është filmuar nga vetëm vajzat, të cilat në trupin e zhveshur të futbollistit kanë prerë perime, madje edhe i kanë prerë flokët. Të gjithë këta elementë janë diskutuar në gjykatën e Preston Crown, aty ku Brogan Gillard, 26, Paige Cunningham, 22, dhe Sharon Jones 20 vjeç, po përballen me mundësinë për tu dënua rme burg për akuzën e sulmit seksual, të pranuar edhe nga vetë të pandehurat.

Shannon Jones

Shannon Jones u vetedeklarua fajtore për akuzën e sulmit seksual, por jo për penetrim dhe dëmtim fizik.

Por, ndërkohë, ato u vetëdeklaruan të pafajshme ndaj akuzës për abuzim seksual nëpërmjet penetrimit dhe dëmit fizik. “Daily Star” raporton se në videon ku dëshmohen të gjitha abuzimet e vajzave, ato shfaqen duke vallëzuar teksa kryejnë sulmin seksual ndaj futbollistit. Ky i fundit, në cilësinë e viktimës nuk është identifikuar nga mediat britanike, ndërkohë që nuk ka dëshmuar në gjyq. Në një moment në video, shfaqet Gillard duke mbajtur në duar një palë gërshërë dhe duke i thënë shoqeve të saj: “Vendoseni atë në bythën e tij”. Ato pritet të dënohen gjatë muajt janar, ndërkohë që do të regjistrohen edhe në regjistrin e abuzuesve seksualë./telesport

Paige Cunningham

Paige Cunningham ishte vajza e tretë e përfshirë në abuzimin seksual ndaj futbollistit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here