Përgjimet/ Batutat në komisionin hetimor, Noka: S’ka lind ai që ma ndërpret, Spartakut po, por mua…

0
131

Në seancën e sotme në komisionin hetimor parlamentar për pajisjen e përgjimit MSI Catcher, ishte thirrur si dëshmitar zyrtari i Policisë së Shtetit Ardian Çipa, i cili në asnjë moment nuk i është përgjigjur me detaje pyetjeve të kryetarit të komisionit Flamur Noka apo anëtarëve të tij, për shkak se e vetmja që gjë tregonte ishte se dëshminë ai e kishte dhënë në Prokurori e cila ka nisur procedim penal për këtë çështje dhe është ende në hetim.

“Kodi i heshtjeve të vendosur nga ministri, drejtori, s’e them unë, është një gjë që u bë publike që dje në mëngjes që filluam komisionin dhe po vazhdon, kanë të gjithë një zhargon të përcaktuar qartë me të cilin i përgjigjen komisionit.

Kodi i heshtjes nuk shpëton asnjë njeri, është e rëndë që të funksionojë te ministri dhe drejtuesit e lartë të policisë, kodi i heshtjes është kodi i mafias, s’bën vaki në asnjë vend të botës se që këtu ka hije të mëdha dyshimi në funksionimin e shtetit ligjor”, tha Noka për këto përgjigje.

Më pas, teksa atmosfera nuk po ndryshonte, nisën edhe batutat mes Nokës dhe anëtarëve socialistë të komisionit.

Noka iu drejtua Xhemal Qefalisë pas një pyetje që ky i fundit i bëri Çipës: Po shyqyr që erdhët ju dhe sollët shtetin, i sollët të gjitha se nuk ka pasur shtet para 2013-ës, erdhët ju sollët shtetin, krimin, drogën.

Teksa në replikë e sipër, kur Qefalia e quajti “kryetar të nderuar që i ka shfaqur cilësitë kur ka qenë ministër”, Noka i tha: “Lëri shfaqjet me mua, se mua as te maja e këpucës nuk më afrohen këta e ata që do vijnë”.

“Mua nuk ka lind ai që ma ndërpret, Spartakut po por mua jo. Me mua s’bën vaki”, tha Noka në një moment.

Dëgjoni në këtë video replikat dhe batutat në komision:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here