Standard.al

Horoskopi 13 dhjetor 2016

0

Dashi
Sot jeni të favorizuar në dashuri. Mos humbisni rast, zgjidhni personin që do të përfshini dhe do të jeni shumë të vlerësuar për aftësitë tuaja joshëse. Ndonjëherë mund të bëni ndonjë “çmenduri”, por jeni i vetëdijshëm për limitet tuaja. Dashuria ju përfshin tërësisht.

Demi
Është e rëndësishme të jeni gati të thoni atë që mendoni vërtet, por diplomacia është një mënyrë e mirë nëse do të dëgjoheni seriozisht. Jeni shumë të palëkundur në çdo veprim, aq sa jeni të gatshëm të përplaseni me njerëzit, në vend të që përmbaheni paska.

Binjakët
Ju pëlqen që të keni të bëni me njerëz, që ashtu si ju, jetojnë dhe komunikojnë me entuziazëm dhe gëzim për jetën. Është bukur që të ndiheni të vlerësuar dhe të zbuloni një aftësi të madhe, për të tërhequr të tjerët.

Gaforrja
Sot do të zgjidhni një dhuratë të rafinuar dhe shumë të veçantë. Do të shpenzoni mirë paratë dhe kohën tuaj dhe njeriu i zemrës do të gëzohet shumë. Ndonjëherë është më mirë të flasësh me një objekt simbolik, që ju përfaqëson më së miri.

Luani
Jeni natyrë që merrni rrezik mbi vete, dhe gjithçka ju duket e mundur. Jeni të bindur që në të ardhmen do të vijë diçka që do t’ju shndërrojë në protagonist. Keni dëshirë që të shtypni kundërshtarët, sepse ende i kujtoni ofendimet, por nuk do të dilni hapur.

Virgjëresha
Jeni vërtet të aftë kur bëhet fjalë për të bërë “mrekulli” të momentit të fundit dhe sot do të habisni për këtë aftësi tuajën. Kur të tjerët janë në vështirësi, ju tregoni vlerën e vërtetë të shoqërisë. Pasi bëni këtë, mund të kaloni një ditë ku të festoni me miqtë, të cilëve i keni ardhur në ndihmë.

Peshorja
Sillni gjithmonë me edukatë dhe kjo është ajo që bën më shumë përshtypje, tek një tip i rafiniuar si ju. Kuroni paraqitjen tuaj dhe jeni vërtet shumë sqimëtar. Sot do t’ju vijnë komplimente që ju përkëdhelin sedrën, sepse keni bërë përshtypje tek një njeri i rëndësishëm për ju.

Akrepi
Më mirë të hiqni dorë, nëse keni përgjegjësi të tjera. Të gjithë mbështeten tek ju, por nuk është e drejtë, sepse ata nuk duan të impenjohen dhe ju nuk mund të zgjidhni problemet e të gjithëve. Mund të gjeni një pretekst më të vlefshëm për t’u tërhequr.

Shigjetari
Zgjidhni në liri të plotë kë dëshironi të përfshini, nëse ideja e të jetuarit emocionet në mënyrë të plotë ju tërheq çdo ditë e më shumë. Sot do të jeni shumë drastik në zgjedhje duke eliminuar ata që nuk ju bindin, sepse vetëm ata që jetojnë me pasion mund t’ju kuptojnë.

Bricjapi
Krijoni një atmosferë romantike, përpara se të takoheni me personin që ju tërheq. Do të jeni shumë i kujdesshëm për një takim, që doni ta mbani mend gjatë. Sot do të eliminoni çdo ndërhyrje që do t’ju vijë.

Ujori
Keni përballë një partner/e që do të jetë protagonist në çdo gjë, por ju keni më shumë aftësi për këtë aspekt. Përse të konkurroni kur më në fund keni gjetur një person, që ju mban kokë. Nuk do t’i përgjigjeni sfidës, sepse e dini që do të fitonit, por do të lini iluzionin që ajo mund të ishte fituesi/e.

Peshqit
Nëse ju pëlqen që sot të qëndroni në shtëpi, në ngrohtësinë e “çerdhes” tuaj, atëherë mos rrini vetëm. Mblidhni të afërm dhe miq dhe kalojeni me ta ditën. Një takim i mbushur me ngrohtësi, ku të gjithë mund të shohin se jeni mik/e që ka aftësi të mëdha dhe që koha do të tregojë, se sa të tjerët të vlerësojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.