Zbulohet skema/ Shqiptarët paguanin 6-10 mijë euro për t’u futur në Angli

0
289

Rreth 21 urdhër-arreste janë shpërndarë nga policia e Xhenoas kundër një organizate kriminale që pajiste shqiptarët me dokumenta false për të kaluar në Britani.

Sipas mediave italiane, shqiptarët pajiseshin me karta të rreme identiteti, kartë shëndetësore, kartë të vlefshme për lehtësim në kalimin e kufirit si dhe disa para cash. Dhe të gjitha këto në këmbim të 6-10 mijë euro.

Karabinierët e Xhenoas deri më tani kanë vënë 9 persona në pranga si dhe një i lënë me arrest shtëpie, pas akuzave për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm. Pasi shkonin në Itali, shqiptarët fillimisht pajiseshin me kartat e identiteti false. Autoritetet italiane zbuluan se dokumentet mund të paguheshin përmes dozave droge ose me para.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur që në vitin 2015 pasi shumë persona në komunën e Rapallos denonconin humbjen e dokumentave të tyre, shkruan Primocanale.it. Kapo e bandës ishte Salvatore Occhioni, një banor 56-vjeçar i zonës, i cili vepronte bashkë me djalin e tij William, 25 vjeç./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here