Dëshmitë e grave që vranë lirinë: E dimë që jashtë nuk është bace me lule

0
261

Emisioni “Njerëz në Fokus” me moderatoren Ola Bruko e kanë zhvendosur sot studion nga TV News 24 drejt burgut të Grave në Tiranë, për të dëgjuar nga afër historitë e disave prej tyre, përjetimet, dëshirat, pendesat që kanë dhe se çfarë presin të gjejnë jashtë kur të fitojnë lirinë.

Orjela Leshi, Liljana Boro, Fatbardha Gjoni e të gjitha gratë që vuajnë dënime nga më të ndryshmet kanë një dëshirë: Të dalin! E dinë që jashtë do paragjykohen, ato thonë se janë të vetëdijshme që nuk do gjejnë fusha me lule, por dashura për njerëzit e afërt është më e madhe se çdo paragjykim

DËSHMIA 1
Ola Bruko: Pse je këtu?
D. Cara: Për trafikim lëndësh narkotike
Ola Bruko: Je penduar
D. Cara: Të gjitha jemi penduar…
Ola Bruko: Pse e bërë, si pasojë e shkaqeve ekonomike
D. Cara: Nuk them se e bëra të përmirësoj kushtet por janë disa arsyet që të shtyjnë të gabosh
Ola Bruko: Për çfarë të vjen keq?
D. Cara: Më vjen keq për familjen time
Ola Bruko: Si i ke lënë?
D. Cara: Asnjë prind nuk besoj se ndjehet mirë kur di që ka vajzën në burg
Ola Bruko: Gjëja e parë që do bëjë nëse do dilje?
D. Cara: Do ti kërkoja falje, do rikuperoja 4 vitet e humbura
Ola Bruko: A ke frikë se paragjykohesh?
D. Cara: Them që do ta kaloj edhe këtë

DËSHMIA 2
Ola Bruko: Përse akuzohesh?
Oriola Lleshi: Akuzohem për vrasje, kam kryer 3 vjet, jam dënuar me 16,8 vjet
Ola Bruko: Të shkuarën e ka lënë pas?
Oriola Lleshi: Them se po
Ola Bruko: Çfarë frike ke?
Oriola Lleshi: E di që s’do na presë fushë me lule, paragjykimi është një njollë që nuk hiqet lehtë. Kam një djalë 5 vjeç…
Ola Bruko: Ku do të pëlqente të shkoje?
Oriola Lleshi: Kam një djalë 5 vjeç…dua të jem pranë tij/bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here