VIDEO/ Arrestimet e befasishme, drogë, euro dhe dollarë në klubin e natës 12 persona në pranga

0
253

 

Policia e Tiranës prangosi 11 persona në finalizim të operacionit “Chaos Party”, për goditjen e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokalet e natës, pas kontrollit në disa lokale të ndryshme tek ish-Blloku.

Këta persona ishin kryesisht menaxherë të lokaleve të zonës dhe shpërndarës të cilët maskoheshin si klientë dhe shisnin kokainë për frekuentuesit e lokaleve.
Në këtë video mund të shihni edhe momentet e arrestimit në lokale gjatë kontrollit të tyre.

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:

1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.

10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here