Standard.al

Ndërron jetë këngëtarja e njohur Esma (FOTO)

0

Sot (e dielë) gjatë paraditës është komunikuar lajmi se ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur Esma Redzepova, në moshën 73 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

Esma Redzepova lindi në Shkup më 8 gusht të vitit 1943, gjersa me muzikë filloi të merret qysh në moshë të re.

Ajo njihet si “Mbretëresha” e muzikës rome, ngase prej se lindi dhe deri në momentin kur vdiq këndoi në këtë stil.

Esma Redzepova ishte martuar me menaxherin e saj Stevo Teodosievski, në vitin 1968, i cili ishte 19 vite më i vjetër se ajo, dhe vdiq në vitin 1997.

Këngëtarja kishte të adoptuar 47 fëmijë, të cilëve iu sigurojë të gjitha kushtet e jetesës si dhe mundësit e studimit. Ajo njihet si një nga figurat më humane në Ballkan, ndaj dhe është nominuar edhe për çmimin “Nobel” për paqe.

Në tregun muzikor ballkanas, ajo numëron shumë këngë të suksesshme, teksa hiti i saj i pavdekshëm mbetet kënga “Caje Sukarije”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.