Kritika për “Këngën Magjike”nga Endri, ndërhyn Flor Mumajesi: Mos nxirrni duf me koleget

0
344

I ftuar së bashku me këngëtarët e tjerë në emisionin “E diela Shqiptare”, Endri Prifti ka përgënjeshtuar  lajmet që qarkullojnë në portale sa i përket këngës “Mirëmëngjes Dashni” kënduar nga Artiola Toska dhe Bruno. Ai shprehet se nuk ka fyer në asnjë moment Artiolën e aq më tepër këngën që ka sjellë në këtë edicion të “Kënga Magjike 2016”. Ndërkohë Bruno i risjell në vëmendje një status të vetë Endri Priftit, ku shkruan ndër të tjera që në festivalin e “Kënga Magjike” ka këngë popullore dhe të vjedhura. Endri nuk e ka pranuar që këtë status e ka për Artiola Toskën. Por duket se ky debat nuk mbyllet me kaq.

Flor Mumajesi nëpërmjet një telefonate tek “E diela Shqiptare” i ka thënë Endrit dhe Stefit  që të mos nxjerrin duf me koleget, pasi konkurenca nuk është një ditë por një jetë. “Ajo dollarin me pika pika është e turpshme që e thoni ndaj Artjola Toskës.

Punoni bëni këngën të bukura se publiku nuk do llafe, po muzikë të bukur” është shprehur Flori.

Por vëllezërit korçare kanë vazhduar të akuzojnë madje se kënga  “Mirëmëngjesi dashni”. është e vjedhur dhe me motive sllave. E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e Florit, i cili ka dhënë se kënga nuk është aspak e vjedhur duke i thënë Stefit dhe Endrit se janë ata që kanë këngë të vjedhura.

“Ju çfarëdo çmimi t’ju japësh dhe të dytin dhe të tretin jeni të pakënaqur gjithmonë, pasi kështu veproni në çdo festival” tha ndër të tjera Flori./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here