“Kënga Magjike”, flasin këngëtarët. E vërteta dhe të fituarit me meritokrci apo jo?!

0
191

Këngëtari Devis Xherahu që mori pjesë te Kënga Magjike shpërthen në akuza për fituesen e festivalit, Rozana Radi dhe jurinë e këtij festivali.

Në një status të gjatë të tij në facebook, Xherahu bëri disa vërejtje për produksionin si dhe nuk ishte dakord që edicioni i 18 të fitohej nga Rozana Radi.

Sipas tij, mënyra se si bëhet votimi i prish komplet imazhin e atij që vetë Xherahu e quan si “Sanremo e Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Devis Xherahut

Të dashur miq, fansa e Kolegë

Më lejoni që në këtë postim t’I drejtohem produksionit, dhe producentit të festivalit Kënga Magjike, z.Ardit Gjebrea.

Unë kam disa vjet që nuk marr pjesë në festivalin Kënga Magjike duke pritur të bëhej një ndryshim që do jua them pak më poshtë, ose prisja reagimin e disa artistëve profesionistë që ta ngrinin zërin, por duke parë që ndryshim nuk kishte, aq më tepër reagim nga artistët atëherë vendosa këtë vit të marr pjesë me një superbaladë profesionale, që nuk e diskutoja absolutisht finale me qëllim që kur të thirreshim sot te E Diela Shqiptare ta thoja live shqetësimin tim. Por meqënëse lobingjet e thanë sërish fjalën e tyre, atëherë vendosa ta them këtu mendimin tim profesional.

Zoti Ardit

Prej 18 vitesh ju keni krijuar një festival model do thoja që unë personalisht e kam quajtur “Sanremo shqiptar” përsa I përket kurimit në detaj të të gjithë parametrave profesionale që përmban një festival, me përjashtim të njërit, pjesës më të nxehtë të këtij festivali, votimit të artistëve dhe mënyrës sesi bëhet ky votim që për mendimin tim ia prish komplet imazhin këtij “Sanremoje” që do ta quaja kanceri I këtij festivali.

Pse e quaj të tillë këtë mënyrë votimi:

E para Ardit,

Në këtë festival artistët nuk mundet të jenë edhe votues edhe konkurrentë. Pse? Sepse në këtë festival marrin pjesë nivele të ndryshme artistësh si ata të nivelit të fillores, të tetëvjeçares, të së mesmes dhe pak nga ata të doktoraturës, përsa I përket përvojës dhe eksperiencës së tyre dhe nuk mund të gjykojë një artist I fillores ose I tetëvjecares një artist të doktoraturës apo universitetit, sepse ai akoma nuk di si përdoret mikrofoni, si këndohet me të dhe jo më të gjykojë një këngë dhe një artist profesionist, pra në këtë pikë e quaj të dështuar mënyrën e votimit.

E dyta,

Kjo mënyrë votimi padiskutim të con në krijim lobingjesh dhe antivlerash të cilat janë pengesë e kalimit në finale të vlerës së vërtetë të artistëve, ne jetojmë në Shqipëri dhe duam s’duam ky lloj votimi favorizon miqtë dhe shokët, por e theksoj sidomos favorizon të paaftët që kur bëhen bashkë, bëhen të frikshëm dhe marrin gabimisht frenat e këtij festivali sic I morën mbrëmë, dhe hedhin bombën e brendshme ku cmimin e parë ia dorëzojnë një njeriu që nuk ka lidhje me këngën dhe të kënduarin por vetëm me tekstin dhe pak aktrimin sic ishte Rozana Radi.

E treta

Propozoj që ky festival të ketë një juri profesionale ashtu sic e ka gjithë bota që për fat të mirë ne nuk vuajmë për vlera të tilla, sic është Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Thoma Gaqi, Endri Sina, Jorgo Papingji dhe mjaft të tjerë të cilët me plot gojë janë filtri më professional për evenimente të këtij dimensioni dhe jam I bindur që pikërisht këto emra që përmenda mbrëmë kanë qeshur duke parë në finale disa artistë që kishin problem të mëdha intonacioni dhe sidmos me fituesen e këtijfestivali që ishte pjellë e këtij lobingu të paaftësh.

Unë e di që në shoqërinë ku jetojmë të bësh armiq nuk është nevoja të shash dikë, por boll të thuash të vërtetën. Por jam I sigurt Ardit që ti do më mirëkuptosh sepse pot ë flet një koleg një artist që keni të njëjtën shkollë profesionale, një artistqë ka 24 vjet I suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërie, një artist me një origin artistike familjare dhe qytetare sic është Korca.

Jam I sigurt në mirëkuptimin tend dhe shpresoj që sot emisioni yt Ardit, këtë shqetësim timin ta ngreë të gjithë ata që e ndjejnë veten vlerë dhe artistë në kuptimin më të gjerë dhe të plotë të fjalës.

Edhe njëherë falemnderit për mirëkuptimin.

 

Endri Prifti sulmon Arditin: Kam derdhur djersë, nuk tallet dot njeri me mua.

 

Polemika dhe pakënaqësi pafund ka edhe këtë vit në “Kënga Magjike” nga shumë artistë pjesëmarrës dhe konkurrues në të.

Pas deklaratës së Soni Malajt se po luhet një lojë e pistë ndaj saj, i dyti që ka reaguar fort këtë herë ndaj Ardit Gjebreas është një Endri Prifti, një nga vëllezërit korçarë.

Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në adresën e tij në Facebook, Endri ka akuzuar stafin teknik të festivalit për gabimin e rëndë që ndikoi në performancën e dy vëllezërve. Endri i kërkon drejtpërdrejt Ardit Gjebreas që të veprojë ndaj këtij njeriu apo grup njerëzish që po mundohen të sabotojnë artistët në skenë.

Statusi i plotë i Endri Priftit

Nuk e kuptoj, përse përse përse duhet të na dëmtojnë ne. Kemi derdhur djersë gjithë jetën tonë nëpër skena. Ju drejtohem të dashur fansat tanë dhe dashamirësit e muzikës tonë. Ajo që patë mbrëmë (parmbrëmë) në TV, ata zëra aq lart bazës muzikore, nuk varen nga ne, kjo i përket regjisë dhe personave që merren direkt për transmetimin në TV. Ne nuk dimë fare se ç’ndodh në TV. Patjetër që do e theksoj, nuk është gabim, nuk është harresë, ata janë profesionistë në atë punë. Do t’i lutesha Z.Ardit Gjebrea, Producentit të këtij festivali kaq madhështor, gjithë ajo punë e madhe me parametra skenografike europiane, një festival që gjen veten çdokush, shumë i dobishëm për prurjen e këngëve të reja, për talentet e rinj, për gjithçka që ka krijuar këtë patentë kaq origjinale, mos lejoj që dikush aty të sabotojë, ose mbase dhe pa dashje, të keqtrajtojë artistin që shkon tek ky festival për të qenë sa më afër me publikun dhe fansat e tyre. Ky person duhet qortuar, duhet dënuar, duhet vënë para përgjegjësisë për këtë gjë kaq të shëmtuar. Ne jemi ne, nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë. Harrojeni. Ne na do populli sepse jemi pranë tyre çdo ditë, çdo javë dhe çdo moment gëzimi për ta. Ne dalim në skenë dhe harrojmë gjithçka kur kapim mikrofonin në dorë. Ne i jepemi pa doreza publikut tonë, ne derdhim ndjenjë, shpirt, djersë në skenë. Le t’i kthehemi të vërtetës gjithandej, jo vetëm në këngë por kudo në këtë vend. Të tregojmë pastërti, të tregojmë ndërgjegjen tonë të vërtetë, të mos mashtrojmë popullin, t’i lemë intrigat, të afrohemi ta shikojmë njëri-tjetrin pozitivisht, të krenohemi kur dikush ecën përpara, të japim buzëqeshje të sinqertë kur i buzëqeshim dikujt, mos i themi pallavra dhe mashtrime këtij populli, të tregohemi realistë dhe drejtpërdrejt për gjithçka, të ruajmë fëmijët nga droga dhe prostitucionet, të luftojmë me djersë varfërinë, për të arritur të ndihemi krenarë dhe të vërtetë. Vetëm kështu mundet të arrijmë një Shqipëri europiane. Unë kështu mendoj signiori e sginiorita. Grazzie mille tutti.

Soni Malaj demaskon “Këngen Magjike”: Ja loja e pistë që u bë në festival

Kënga Magjike” ishte një sfidë për Soni Malajn, e cila ndryshe nga shumë kolegë që preferuan baladat, erdhi me një këngë tejet energjike. Por, veç këngës që është vlerësuar si një ndër më të mirat e këtij edicioni, Soni ishte ndër të vetmet këngëtare që u paraqit me gjashtë balerina në skenë dhe një performancë të paharrueshme.

E në fakt, këngëtarja e njohur shquhet për këto surpriza, të cilat vijnë gjithmonë dhuratë për fansat e saj. Megjithatë, pavarësisht pëlqyeshmërisë në publik dhe më shumë se 500 mijë klikimeve që ka rrëmbyer në “Youtube”, Soni ndjen se nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur dhe ndaj saj, nën “rrogoz” po luhet një padrejtësi.

“U anashkalova, thuhet vetëm që mora pjesë (në festival). Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë me mua”, rrëfen Soni në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Këngëtarja, e cila garon në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e titulluar “Për vete më mbaj”, shpjegon më tej se si e kanë bojkotuar dhe prapaskenat e festivalit që po e cenojnë. Kush do të jetë fituesi i këtij viti? Sipas Soni Malajt, emrat që favorizohen janë dy dhe me shumë gjasa, çmimin e parë do ta fitojë një prej tyre.

Soni, ke pasur një performancë magjike në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, por ke një shqetësim në lidhje me këtë?

Po. Disa portale më kanë thënë që nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare.

Bëhet fjalë për Arilena Arën dhe Rozana Radin?

Po. Më kanë thënë që megjithëse kam qenë surpriza e këtij edicioni, nuk shkruajnë dot për mua, sepse ua kanë ndërprerë.

Kjo ka qenë kërkesë e organizatorëve të festivalit?

Nuk e di, sepse nuk ma thonë këtë gjë, por pashë edhe lajmet ku u anashkalova, thuhej vetëm që mora pjesë. Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë.

Arditi, apo dikush nga produksioni të kanë thënë gjë në lidhje me çështjen?

Jo, nuk më thonë se nga është dhënë urdhri, por nuk mendoj se ka ardhur nga produksioni dhe Arditi.

Po mendon se duan t’ia japin çmimin Rozana Radit?

Nuk e di, nuk di ç’të them, sepse u bë kohë që po e vija re një anashkalim, por nuk i kisha dhënë shumë rëndësi. Por tani ma konfirmuan, më thanë që është urdhëruar të mos shkruhet për mua dhe të mos favorizohem./bleutooth

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here