Ja çfarë duhet të dini për kryeministri e ardhshëm Italian Gentiloni

0

Eksperiencë e gjatë dhe poliedrike në politikë dhe aftësia mediatike. Janë këto dhuntitë që të gjithë i njohin Paolo Gentilonit, atij që së shpejti ndoshta do të jetë kreu i qeverisë së 64-t italiane.

62-vjeçar me prejardhje nga një familje kontësh, ai ka nisur karrierën e tij politike në lëvizjen ekologjike e më pas ka mbuluar poste të ndryshme në nivel lokal e kombëtar, deri në postin e ministrit të Komunikacionit gjatë një prej qeverive të kryesuara nga Prodi, dhe shef i diplomacisë së Romës në ekzekutivin e Matteo Renzit.

Loading...

Më 31 tetor të vitit 2014 ai u thirr për të zëvendësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Federica Mogherinin.

Gjatë dy viteve të punës si shef i diplomacisë italiane, ai ka trajtuar disa prej çështjeve më të mprehta, duke mbajtur kanale të hapura komunikimi me shumë partnerë, shpesh në pozicione tepër të largëta me njëri-tjetrin.

Mbron me forcë pozicionin e Italiasë në gjirin e Bashkimit Europian mbi çështjen e refugjatëve, apo mbi atë të luftës së ashpër kundër ISIS-it. Paolo Gentiloni është ministri i parë europian që ka shkuar në Kubë, pas shkrirjes së akujve me Shtetet e Bashkuara.

E nëse nga njëra anë armiqtë e tij e konsiderojnë si një figurë shpesh në ndryshim, pa një profil të përcaktuar mirë, pikërisht aftësia e tij për ndërmjetësim mund të jetë arma dhe rrugëdalja për krijimin e qeverisë së re, në një moment tepër delikat për vendin./Top Channel

Loading...

Lini nje pergjigje