Foto/ 24 vjeçari që ka sjell në Tiranë makinë McLaren 570 GT që kushton 250 mijë euro

0
252

Makina e fundit që po bën çudi nëpër rrugët e kryqytetit kohët e fundit, është një McLaren 570 GT, model i 2017-ës, në pronësi të Fatmir Hysenbelliut, djalit të Irfan Hysenbelliut, aksioner në kompanitë “Birra Korça” dhe “Panorama Group”

Vetë “Panorama Plus”, suplementi i gazetës ‘Panorama” në pronësi të të atit, i ka kushtuar ditën e shtunë një artikull makinës së Fatmirit, duke cilësuar se një javë më parë, Hysenbelliu ishte shndërruar në personazhin më të klikuar të portaleve, pasi u fotografua duke dalë nga makina e tij luksoze në zonën e ish-Bllokut.

2

Sipas “Panorama Plus” njerëz të shumtë madje kanë ndaluar për të shkrepur foto pranë makinës, sepse “nuk u kanë besuar syve dhe u është dukur si ëndërr që mund ta shihnin nga afër”. Siç shkruhet në artikull, Fatmiri është poseduesi i parë i një makine të tillë, e cila ka hyrë për herë të parë në Shqipëri dhe kushton 250 mijë euro. Madje për këtë çështje, është shprehur dhe vetë i zoti i makinës, i cili i pyetur për kilometrazhin, shprehet se ende nuk ka përshkruar as 200 km.

“Gjithsesi, kam menduar që udhëtimin më të gjatë me McLaren-in tim ta bëj në Monte Carlo, për Krishtlindje.”- u shpreh Hysenbelliu i cili u bë i famshëm nga lidhja e tij me vajzën e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelinën.

3

Ish-futbollisti, i cili ka luajtur për disa klube futbolli në Shqipëri, tashmë i është përkushtuar biznesit dhe është zëvendës president në një prej kompanive të babait të tij./anabel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here