Standard.al

E akuzoi për fitore të pa merituar, ja si i përgjigjet Rozana Radi Devis Xharahut

1

Këngëtarja Rozana Radi i ka kthyer përgjigje në distancë, këngëtarit korçar Devis Xherahu, i cili me anë të një statusi të gjatë kritikonte mënyrën e gjykimit të festivalit ‘Kënga Magjike”, e aq më tepër nuk ishte dakord me fitoren e Rozana Radit.

Ndërsa Xherhau thoshte se mënyra e votimit është kanceri i këtij festivali, këngëtarja Radi ka një përgjigje për të. Nga studioja e “E diela Shqiptare” Rozana shprehet se artisi vepron kështu pasi nuk mundi të hyjë në finale.

Këta artistë pa shkollë janë ata që më kanë votuar në 2011. Më kanë votuar këta artistë që janë të vërtetë ashtu siç më votove ti me 13 pikë, që meqenëse nuk hyre në finale më sulmon sot. Të uroj suksese, të uroj të thinjesh si artist”,- shkruan Rozana në letrën e saj.

Pas festivalit “Kënga Magjike” pati shumë polemika për mënyrën e votimit dhe jo vetëm. Vëllezërit korçarë, Endi dhe Stefi kritikuan futjen e muzikës tallava, veçanërisht këngën e Artiola Toskës me Brunon “Mirmengjes Dashni”.

1 Comment
  1. sokrat sokrati says

    Votimi tek kenga magjike u lexua qarte. ISHTE MARREVESHJE KUNDER TUNES.
    Tuna e meritonte vendin e pare.Profesionalizem i vertete.
    Rozana,me vjen keq pooooooorrrrrrr nuk e ke te merituar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.