Deputetët dhe kryetarët e bashkive në PD do të përzgjidhen nga anëtarët

0
163

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme një pjesë e kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe për deputetë do të përzgjidhen nga anëtarësia e thjeshtë e partisë sipas parimit një anëtar një votë.

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Basha u shpreh se ky rregull do të vendoset më vonë në të gjithë vendin.

Basha: Çdo kush që ka një vizion apo alternativë do të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të mund të bëhet vizioni i partisë. Vendimet e rëndësishme do t’u besohet anëtarëve, duke lidhur fatin politik dhe karrierën të çdo kujt me anëtarët e PD-së dhe jo vetëm me kryetarin. Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e saj do të zgjidhen me votën e anëtarësisë, por të gjithë drejtuesit për funksionet publike përfshirë kandidatë për kryetar bashkie dhe deputetë do të përzgjidhen sipas parimit një anëtar një votë.

Ne do të punojmë që në zgjedhjen e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve në disa zona elektorale për ta shtrirë më vonë në gjithë vendin. Le ta dinë të gjithë; përfaqësimi politik i Partisë Demokratike vendoset nga anëtarët e partisë. Ne do të krijojmë një strukturë perëndimore të çliruar nga ofiqet.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/660621267396332/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here